Aleksander Vuçiq e përcjell për Washington Marko Gjuriqin

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 13:29
Aleksander Vuçiq e përcjell për Washington Marko Gjuriqin

Ish-zyrtari Qeverisë së Serbisë për Kosovë dhe një nga politikanët më servil ndaj Aleksandar Vuçiqit, që është kujdesur kohë të gjatë për t’i ngritur nervat e kosovarëve,  pritet të shkojë shpejt në Ëashington si ambasador i Serbisë.

Ka kohë që është njoftuar se Marko Gjuriq do ta përfaqësojë Serbinë si diplomat kryesor i saj atje. Por, duket se tash ai është para nisjes atje. Në bazë të një postimi të Presidentit të Srbisë del se SHBA i ka dhënë dritën e gjelbër akreditimit të  Gjuriq atje.

Ai në një postim në instagram ka bërë me dije se ia ka dhënë instruksionet e fundit Gjuriqit se si t’i përfaqësojë interesat e Serbisë atje.

“Takimi i fundit me Ambasadorin e Serbisë në SHBA Marko Gjuriq para nisjes drejt Ëashingtonit. Jam i sigurt që atje do t’i përfaqësojë me sukses interesat e Serbisë tonë” ka shkruar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)