“Edhe djalin me ma lyp, ua kisha dhënë”, a e tregoi Haxhi Shala të vërteten!

  • A.P /
  • 25 November 2020 - 16:27
“Edhe djalin me ma lyp, ua kisha dhënë”, a e tregoi Haxhi Shala të vërteten!

Deputeti i AAK’së, Haxhi Shala, kishte treguar se si Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj i kishin shkuar në shtëpi për ta bindur që të votojë pro Qeverisë Hoti. “Edhe djalin me ma lypë ua kisha dhanë”, u kishte thënë Shala Thaçit e Haradinajt.

“Po po dyt erdhën dhe ma sqaruan, te gjitha mi treguan se vendi shkon në zgjedhje, kriza politike e krejt këto, që për mua kanë qenë të njofshme. Tha edhe varet ky koalicion krejt nga vota juaj, ju thashë e si guxojnë ata të thirrin seancë e të varen nga një votë, e cila votë është deklaruar një ditë përpara”, kishte deklaruar Shala.

Shala kishte deklaruar se Thaçit e Haradinajt iu ka treguar se nuk do ta votonte Qeverinë Hoti, por për hir të tyre kishte ndërruar mendje.

Madje, ai kishte thënë se po të ia kërkonin, Thaçit e Haradinajt do të ua jepte edhe djalin e vet.

“Tu diskutu ju thashë juve ju kam miq, ju kam bashkëluftëtarë, edhe konaku edhe miqësia e vjetër si bashkëluftëtarë nuk muj me ju kthy mbrapa, unë votë për Qeverinë Hoti nuk kam, thashë e kam një kërkesë, unë votë kam për juve, ju dy edhe djalin me ma lypë jua kisha dhanë se ju kam bashkëluftëtarë, ju thashë se unë kam me deklaru publikisht se po vota ime është për këta dy persona”, ka thënë Shala.

Ndërkohë, mbrëmë është bërë e ditur se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala, është emëruar konsull në Pragë.

Pas këtij lajmi ka pasur reagime të shumta, ndërsa deri më tani deputeti Shala ka zgjedhur heshtjen. 

(Kosova Sot Online)