Kadrijaj ia kthen burrit të Vjosa Osmanit: Do të përgjigjesh para komisionit parlamentar, s’e ke mbajtur vendin e punës

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 08:23
Kadrijaj ia kthen burrit të Vjosa Osmanit: Do të përgjigjesh para komisionit parlamentar, s’e ke mbajtur vendin e punës

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj i ka reaguar përsëri burrit të Vjosa Osmanit, Prindon Sadriut. Ajo përmes një shkrimi në facebook ka vazhduar polemikën e tyre në të cilën u premtuan edhe padi për shpifje.

Kadrijaj i thotë Sadriut se nuk e ka vizituar vendin e punës për të cilin është paguar. Gjithashtu, Kadrijaj thotë se Sadriu do të japë llogari para komisionit parlamentar për këtë gjë.

“Z. Prindon Sadriu, ne i kemi parë të gjitha të dhënat për hyrje daljet e tua drejt Shkupit. Ti je paguar por nuk e ke mbajtur dhe rallë e ke vizituar vendin e punës. E për këtë do të jepni llogari të gjithë në komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ta shofim kush ka keqpërdorë buxhetin e Kosovës”, ka shkuar Kadrijaj.

Ky reagim erdhi menjëherë pasi Sadriu premtoi se do të paditë Kadrijajn për shpijfe pasi kjo tha se Osmani duhet të shkarkojë edhe atë pasi ktheu katër konsuj nga shërbimi diplomatik.

“1. Znj. Time Kadrijaj do të paditet për shpifje;

2. Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull;

3. I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008 — shumë vite para se të njihesha me Vjosën;

4. Si Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dini se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit tim, por vetëm Shefa të misioneve. Për fat të keq ju —dhe të tjerët si ju —ma keni mohuar mundësinë për të qenë Shef Misioni sepse nuk ju ka interesuar profesionalizmi në shërbimin e jashtëm;

5. Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsejë 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhenieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale”, shkruan Kadrijaj.

https://www.facebook.com/tkadrijaj/posts/10157571519931156

https://www.facebook.com/prindoni/posts/10157207755071739

(Kosova Sot Online)