Zgjohu popull, inatet në mes bandave politike po e rrënojnë edhe shtetësinë e Kosovës

Zgjohu popull, inatet në mes bandave politike po e rrënojnë edhe shtetësinë e Kosovës
Zgjohu popull, inatet në mes bandave politike po e rrënojnë edhe shtetësinë e Kosovës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 26 nëntor 2020 - 07:50

Shkruan: Reshat Badallaj

Besimi ka humbur dhe shpresoj se do të bëhen horë para qytetarëve sepse fjalën e kanë krye banditët e bandave politike, prandaj do të duhej mirë të dihet se këta e vendosin fatin e popullit e jo populli për fatin e vetë, ndaj do të duhej dënuar me votë se me kësi farë mangupesh Kosova nuk po sheh ditë të bardhë se të mos flasim për koalicione. Kur flasim për koalicionet aty në fund po vendosin pazaret dhe po nuk i doli hesapi mirë menjëherë prishen dhe serish do e paguaj populli i shkretë pa fajin e tij por me fajin e këtyre bandave të hajnave dhe të matrapazëve.

-Qofsha i gabuar por mendoj se populli tashmë është lodhur me mashtrimet, rrenat dhe premtimet e bandave që u shesin popullit. Këto banda e kanë humbur besimin dhe nuk i beson askush më dhe se kanë dal boje. Po ashtu, është parë se këta nuk e kanë asgjë tjetër pos kapjes së pushtetit, fjalën e kam se as që u intereson halli i popullit, sepse kjo është parë shumë herë se të gjitha premtimet nuk i kanë mbajtur përpos që e kanë tradhtuar dhe vjedhur popullin. Dhe, po ashtu, është parë se kur ka ardhur puna për ndarjen e hiseve , serish këto banda janë bërë bashkë dhe as që kanë respektuar dhe as që ka pasur peshë vota e votuesit.

Inatet e këtyre bandave kanë bërë që populli të vuaj deri në skajshmëri dhe e futën shtetin në një krizë dhe të pa shpresë dhe në rrugë pa krye, ndaj ka mundësi se populli t´i dënoj këto banda me votën e tyre dhe pastaj ndoshta mbushen mend se nuk duhet votuar kurrë mashtruesit, hajnat, dilinxhit dhe matrapazët, se ndryshe flasin e ndryshe veprojnë. Përpos kësaj populli i ka parë se këto banda janë të pa besë dhe t´i lënë krushqit në rrugë dhe për një fjalë goje prishen dhe sërish kërkojnë të shkojnë në zgjedhje duke menduar se buxheti i Kosovës është më i madhe se buxheti amerikan. Por kur të mendosh anën tjetër dihet se këto banda janë taman si ai ujku kur kërkon mjegull sepse përfitojnë nga hajnia dhe nuk u dhimbsen aspak buxheti i shtetit dhe djersa e taksapaguesve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".