Kjo është gruaja që jeton me 500 mace dhe qen

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 09:02
Kjo është gruaja që jeton me 500 mace dhe qen

Shijet dhe dëshirat se si zgjedhim ta jetojmë jetën janë të ndryshme në njerëz të ndryshëm.

Por, rasti i Maryam al-Balushi nga Gadishulli Arabik, është me të vërtetë i rrallë dhe tepër i çuditshëm. Ajo ka grumbulluar 480 mace dhe 12 qen, duke i përshkruar kafshët shtëpiake si shoqërues më të mirë sesa njerëzit.

Ajo u shpreh: Kam zbuluar se kafshët, veçanërisht macet dhe qentë, janë më besnikë se njerëzit.

Balushi ka patur një hisrtori të trishtë në jetë, pasi ka mbetur jetime që në moshë të re. Ndërkohë gjatë dekadës së fundit ka bashkëjetuar me miqtë e saj me gëzof, shumë prej të cilëve i mori nga rruga. Ajo shpenzon rreth 7,800 dollarë në muaj për t’u kujdesur për kafshët, prej të cilave 17 janë të verbër. Kujdesi isa j për to nuk ka se si të mos tërheqë vëmendjen, pasi ajo i ushqen, i pastron dhe i çon vazhdimisht tek veterineri për kontroll.

(Kosova Sot Online)