Dalin detaje nga sulmi terrorist në Vjenë: Kujtim Fejzullahi u frymëzua nga kënga e një reperi kosovar

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 08:32
Dalin detaje nga sulmi terrorist në Vjenë: Kujtim Fejzullahi u frymëzua nga kënga e një reperi kosovar

Pas tragjedisë që ndodhi në Vjenë, nga ku mbetën të vrarë 4 persona të pafajshëm, nisën hetimet për të zbuluar autorin e sulmit.

Pas shikimit së provave, u zbulua se përgjegjësi kryesor i ngjarjes së rëndë ishte Kujtim Fejzullahi, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Pas zbardhjes së ngjarjes, mediat e huaja nisën që të shkruanin se Fejzullahi, ishte frymëzuar për sulmin nga kënga e një reperi me origjinë shqiptare.

Sipas shkrimeve në mediat e Vjenës, nxitja ka qenë kënga “AK-47” e reperit Nushi në bashkëpunim me Beraton.

Pas këtyre aludimeve, ka reaguar edhe reperi. Në një postim në “Instastory”, Nushi shprehet se kjo gjë nuk është e vërtetë.

‘”Çdo projekt i imi është i bazuar në realitet, e në ngjarje që fatkeqësisht ndodhin, e sidomos viteve të fundit që është shpeshtuar tej mase. Për mua ka qenë mjafte e dhimbshme ngjarja e fundit, shpresoj mos të ndodhin më kurrë. E, kjo e fundit nuk duhet të jetë asnjëherë inspiruese për të rinjtë sot, e aq më pak për të kryer sulme terroriste e duke vrarë njerëz të pafajshëm, e megjithëkëtë duke dëgjuar këngën time, jam i shokuar… Duhet me qenë kogja psikopat që të inspirohesh në këngë e pastaj të kryesh sulme terroriste, kjo është absurde. Pasi që ka javë që mediat europiane po shkruajnë për këtë ngjarje mua me vjen vërtetë keq që jam përfshirë me këngën time në këtë tragjedi, madje që është cekur në mediat e huaj emri edhe kënga ime “AK-47”, e siç e cilësohet nga ta “këngë inspiruese”. Më vjen shumë keq për familjet e viktimave në Austri edhe i shprehi ngushëllime të sinqerta. Zoti qoftë me ju“, thotë ai.

(Kosova Sot Online)