Prizren: Lëndohet një person në vendin e punës

  • E.K /
  • 26 November 2020 - 11:20
Prizren: Lëndohet një person në vendin e punës

Një person nga Prizreni të mërkurën është lënduar në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, derisa policinë e ka njoftuar pronari i punëtorisë ku është lënduar punëtori.

Ai ka deklaruar se viktima ka lënduar aksidentalisht dorën e djathtë derisa ishte duke punuar.

“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një punëtorie ka raportuar se punëtori i tij mashkull  kosovar, duke punuar aksidentalisht ka lënduar dorën e djathtë”, njofton policia.

Viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Viktima është dërguar në spitalin rajonal  dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK-së në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, bën të ditur policia.

(Kosova Sot Online)