Vetëvendosja nesër nuk do ta lejojë Driton Selmanajn të hyjë në Parlament

  • A.P /
  • 26 November 2020 - 21:41
Vetëvendosja nesër nuk do ta lejojë Driton Selmanajn të hyjë në Parlament

Se me çfarë “metode të saktë” do ta pengojnë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj që të marrë pjesë në seancë plenare në Vetëvendosje nuk tregojnë.

Por, nga e premtja, partia më e madhe opozitare po paralajmëron bllokim të mbajtjes së secilës seancë plenare parlamentare ku do jetë prezent numri dy i Qeverisë.

Deputeti nga Vetëvendosje, Dimal Basha, tha se të premten paraprakisht do të mblidhet grupi parlamentar i cili do të vendosë edhe për metodat e pengimit të Selmanajt.

Deri te kjo situatë erdhi pas pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje se Driton Selmanaj në komisionin përkatës parlamentar tha se tema e të pagjeturve është e ezauruar, kurse në një intervistë deklaroi se “jemi lodhur me këtë temë”.

Vetë zëvendëskryeministri ka shkruar se deklaratat e tij janë keqinterpretuar e manipuluar për, siç i quan, Selmanaj poena të ulët politikë.

(Kosova Sot Online)