Lexoni edhe:
Kështu duhet aplikuar që t’i merrni nga 50 deri në 100 euro
Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, pasi tha se nuk është njoftuar zyrtarisht për vendimin lidhur me shfuqizimin e katër dekreteve, që do t’i kthejë në Kosovë katër konsujt e përgjithshëm të emëruar muaj më parë.
Presidenca në një përgjigje tha se dekretet janë dorëzuar në mënyrë elektronike te të gjitha palët.
Kështu duhet aplikuar që t’i merrni nga 50 deri në 100 euroLexoni edhe:
” U.d. Presidentja përpara publikimit të vendimit e ka njoftu Kryeministrin Hoti në orën 10:30 dhe pastaj ministren Haradinaj rreth orës 17:00″, thuhet në përgjigjen e Presidencës.
MPJD ka thënë se nuk mund të ndërmarrin asnjë hap, derisa t’i pranojnë zyrtarisht dokumentet nga Presidenca.
Të mërkurën, Presidenca ka njoftuar se u.d. e presidentes, Vjosa Osmani i ka shfuqizuar katër dekretet për emërimin e konsujve të përgjithshëm të Kosovës në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.
Vendimi i Osmanit ka ardhur pasi Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, është emëruar si konsull i përgjithshëm në Pragë të Çekisë.
Po ashtu janë shkarkuar edhe Blendi Kilaj nga konsullata në Lubjanë, Lindon Kqira nga konsullata në Shkup dhe Halim Krasniqi nga konsullata e Kosovës në Tiranë.
(Kosova Sot Online)