Policët francezë e bëjnë llom një person me ngjyrë, Makroni thotë se është shokuar

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 10:52
Policët francezë e bëjnë llom një person me ngjyrë, Makroni thotë se është shokuar

Autoritetet franceze i kanë suspenduar tre zyrtarë policorë pasi ata u panë në një video duke e sulmuar fizikisht për disa minuta rresht një producent muzikor në pjesën qendrore të Parisit.

Incidenti që ndodhi javën e kaluar ka nxitur reagime të reja në publikuar për sjelljen e forcave franceze të sigurisë, shkruan BBC.

Të hënën, policia e këtij vendi u akuzua për përdorim të panevojshëm të forcës gjatë largimit të një kampi të refugjatëve në Paris.

Këto incidente ndodhën në kohën kur qeveria franceze po mundohet të sjellë ligje me të cilat ndalohet publikimi i fytyrave të policëve.

Kritikët e këtij legjislacioni thonë se pa këto pamje, asnjë nga incidentet që ndodhën javëve të fundit nuk do të zbulohej.

Pamjet nga kamerat e sigurisë ku shihet sulmi i policëve ndaj personit me ngjyrë u publikua të enjten nga faqja franceze e lajmeve, “Loopsider”. Në video shihen tre policë duke e grushtuar dhe shqelmuar personin pasi ai u fut në studion e tij. Sipas këtij mediumi, personi i rrahur fillimisht ishte ndaluar nga policët për shkak se nuk kishte maskë.

Producenti i identifikuar vetëm me emrin Michel, tha se ka qenë viktimë e abuzimit racist gjatë sulmit të policëve, i cili zgjati rreth pesë minuta.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është shokuar shumë nga pamjet e rrahjes së producentit muzikor.

(Kosova Sot Online)