Vdes gjykatësi porot i Themelores në Prishtinë

  • G.G /
  • 27 November 2020 - 12:44
Vdes gjykatësi porot i Themelores në Prishtinë

Pas një sëmundje të shkurtër, mbrëmë ka ndërruar jetë gjykatësi porot i Gjzkatës Themelore në Prishtinë.

“Pas një sëmundje të shkurtër mbrëmë me datë 26.11.2020 ka vdekur gjyqtari porot i Gjykatës Themelore në Prishtinë – dega në Drenas, Shaban (Hetem) Istogu. Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe gjyqtarët e kësaj gjykate ju shprehin ngushëllime familjes, kolegëve dhe të gjithë miqëve të të ndjerit Istogu. Gjykata do ta kujtoj gjyqtarin porot Shaban ( Hetem ) Istogu për punën e palodhshme, urtësinë dhe virtytet e larta të tij” , thuhet në reagim.

Një gjyqtar porot është një person që ndihmon një gjyqtar në një gjyq. Gjyqtarët porotë përdoren në disa juridiksione të së drejtës civile. Gjyqtarët porotë emërohen vullnetarë dhe shpesh kërkojnë udhëzime ligjore. Sidoqoftë, ata nuk janë oficerë të përhershëm.

(Kosova Sot Online)