Ja se çfarë mendonte për Nexhmi Rudarin Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 17:21
Ja se çfarë mendonte për Nexhmi Rudarin Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani kishte fjalë të mira për kandidatin për kryetar komune të Podujevës, Nexhmi Rudari, anipse Osmani ka kohë që është përjashtuar nga LDK-ja.

Para nëntë muaj, saktësisht më 4 mars, Osmani e quante Rudarin “një rugovist të vërtetë” e të cilin kishte pasur fat që e kishte njohur.

“Kryetari i ri i Podujevës. Unë jam e bindur që secili qytetar i Podujevës që e njeh z.Rudari nga afër e din që i ka tiparet e një rugovisti të vërtetë. Unë dhe kolegët e mi e kemi pasur fatin ta njohim dhe punojmë bashkë me të”, kishte thënë ajo.

Osmani po ashtu e quan Rudarin një “intelektual të urtë, intelektual largpamës, intelektual respektues”.

Në fakt, në programin qeverisës që sot zbatohet, dhe e kemi parë se në të e gjejmë një intelektual të urtë, një intelektual largpamës, një intelektual që i respekton të tjerët, një rugovist të vërtetë që nuk i punon askujt pas shpine por mbi të gjitha një njeri që kurrë nuk i harron qytetarët e vet të Podujevës”, kishte thënë Osmani.

Kujtojmë se Nexhmi Rudari është kandidat për kryetar komune në Podujevë, ndërsa kundërkandidatët e tij janë Shpejtim Bulliqi nga VV-ja dhe Naim Fetahu nga PDK-ja.

(Kosova Sot Online)