Ehat Miftaraj: EULEX’i i 2020’ës me të 2015’ës dallojnë si nata me ditën

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 19:17
 Ehat Miftaraj: EULEX’i i 2020’ës me të 2015’ës dallojnë si nata me ditën

Ehat Miftaraj nga IKD ka krahasuar veprimtarinë e EULEX’it të 2020’ës, me atë nga 2009-2015, duke thënë se dallojnë “si nata me ditën”.

Miftaraj ka kritikuar punën e misionit EULEX në Kosovë përgjatë periudhës 2009-2015, për të cilët thotë se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, keq-administrim, si dhe i akuzon zyrtarët e misionit evropian për sundimin e ligjit për lidhje të ngushta me politikanët.

“EULEX 2009-2015 ka qenë i përfshirë në korrupsion, keq përdorim, keq administrim, keq menaxhim, lidhje të forta me politikën dhe grupe të interesit. Thjeshtë ka qenë një dështim total. Sot e kemi sundimin e ligjit ku e kemi mu për shkak të EULEX 2009-2015”, ka thënë ai.

“EULEX i Meuccit ka emëruar Kryeprokuror, ka ndikuar në raste mu hap e mu mbyll. Këtë e dinë shumë mirë Zyra e BE-së në Kosovë. Po si nuk ka vullnet politik në institucionet e Republikës së Kosovës sdo ketë vullnet as në Bruksel mu zbardh e vërteta e EULEX 2009-2015, sepse skandali EULEX do të vihte në pah miliarda Euro të taksa paguesve Europian të huthura në baltë dhe paga marramendëse të stafit ndërkombëtar, që në fund po del se kanë investuar në korrupsion e jo në sundim të ligjit”, ka thënë tutje ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në koordinim me Ministrin e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, ia kanë shtyer mandatin EULEX’it deri në vitin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)