Shefi i EULEX’it, bashkë me Lajçakun, vizitojnë Multivodën, jepin shenja se Serbia s’po e respekton marrëveshjen e IMB’së

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 20:38
 Shefi i EULEX’it, bashkë me Lajçakun, vizitojnë Multivodën, jepin shenja se Serbia s’po e respekton marrëveshjen e IMB’së

merdareShefi i EULEX’it, Lars Gunnar Wiegemark, ka vizituar pikën kufitare Multivodë, bashkë me kolegun e tij në detyrë, Përfaqësuesin Special të BE’së për Dialog, Miroslav Lajçak. Wiegemark ka shprehur shqetësimin për infrastrukturën në pikën e përbashkët kufitare.

Kreu i EULEX’it, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, është ndarë i pakënaqur me vendin ku po qëndrojnë policia dhe dogana serbe.

“Ndryshe nga një pikë e ngjashme e përbashkët kalimi (ZTP) në Merdare, policia dhe doganat serbe janë ende ulur në kontejnerë të vjetër dhe të pajisur dobët”, ka thënë ai.

Merdarja dhe Mutivoda janë ndër gjashtë pikat e kalimeve të përbashkëta, për të cilat Beogradi dhe Prishtina kanë rënë dakord të veprojnë sipas Protokollit Teknik IBM të arritur në 2012 në Bruksel.

BE, nga marrëveshja e IBM’së, ka kërkuar nga të dyja vendet përgatitje të lartë infrastrukturore nëpër pikat kufitare me menaxhim të përbashkët.

Financuese e projekteve që dalin nga IMB’ja është BE’ja.

(Kosova Sot Online)