Thirrje për Qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut më 29 nëntor, ndëshkoni e mos i votoni njerëzit e kësaj klase polikë

Thirrje për Qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut më 29 nëntor, ndëshkoni e mos i votoni njerëzit e kësaj klase polikë
Thirrje për Qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut më 29 nëntor, ndëshkoni e mos i votoni njerëzit e kësaj klase polikë

Ragip Guraziu

  • 27 November 2020 - 20:22

Shkruan: Ragip Guraziu

Kjo kastë politike, secili subjekt politik, deri më tash vetëm sa e kanë ndarë dhe përçarë trupin elektoral, por zhgënjimi është i madh dhe abstenimi nga zgjedhjet mundë të jetë një rekord i jashtëzakonshëm që përmbyse legalitetin dhe legjitimitetin e atyre që do të konsiderohen të zgjedhur. Tani është bërë e zakonshme ti dëgjosh disa qytetar duke diskutuar e deklaruar mes tyre me lutjet : '' Zoti e bëftë mirë'', por si do të bëhet mirë kur ne vete nuk jemi të përgatitur për të vendosur ndryshimet dhe ta bëjmë vërtetë ndryshimin e mirë?! Testi serioz le të provohet këtë të diele me 29 nëntor, Qytetarët duhet të dëshmojnë se fatin e kësaj kaste politike e kanë në dorë.

-Është shumë pritshme, madje shumë e sigurtë, që zgjedhjet për kryetar komunash në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, do të jenë një barometër serioz për matjen e deponimit të qytetarëve të zhgënjyer në këtë kastë politike, pasi që në këto zgjedhje garojnë kandidatët e partive kryesore politike, LDK-VV dhe PDK. Nëse e shohim të kaluarën e zhvillimeve politike në vend, për këto vitet e fundit, është shumë e pritshme që ndëshkimi i qytetarit kundër këtyre partive politike të godet fuqishëm si rrufeja, duke i ndëshkuar këto parti politike që e kanë bërë skenë të lojës së cirkut Kuvendin e Kosovës, dhe kështu të ju jepet mesazhin serioz se çfarë do ti pret ato në zgjedhjet e reja për parlament, kurdo që do të mbahen, për shkak të zhgënjimit, mashtrimit dhe bllokimit të jetës institucionale, në vendimmarrje pikërisht për inate politike, fillimisht prishjen e koalicionit LDK-VV, krijimin e pa natyrshëm të koalicionit të pakicës LDK me humbësit e zgjedhjeve dhe futjen e vendit në krizë, rrugë pa krye me keq qeverisje tërësisht jo funksionale.

Është koha e duhur, momenti i qëlluar për të treguar vetëdijesim dhe pjekuri qytetare. Qorba e zier njëherë , nuk zihet dy herë, dhe këto zgjedhje do jenë si një qorbë pa kripë. Në rast se nuk vetëdijesohen qytetarët e Kosovës, duke u nisur edhe nga ky rast i procesit zgjedhor të jashtëzakonshëm për kryetar në këto dy komuna, për të vendosur si duhet se kush meriton dhe kujt duhet dhënë votën, atëherë dihet se edhe për këto dy komuna, njëra do të bijën në qeverisje të strukturave të inkriminuara deri në fund të mandatit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".