Mjeku i QKUK’së me gjuhë të rëndë ndaj Isa Mustafës: Gërxhul, gjallë je a

  • 27 November 2020 - 22:01
 Mjeku i QKUK’së me gjuhë të rëndë ndaj Isa Mustafës: Gërxhul, gjallë je a

Mjeku i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Qendrën Emergjente, Ibrahim Maliqi, ka përdorur gjuhë fyese ndaj kreut të LDK’së, Isa Mustafës, duke iu referuar si “gërxhul”.

Maliqi, në postimin ku Mustafa reagoi pas përleshjes ndërmjet aktivistëve të LDK’së dhe të VV’së, komentoi duke thënë “gërxhul, gjalle je a”.

Nuk dihet nëse do të merret ndonjë masë disiplinore ndaj tij.

Postimi i plotë i Isa Mustafës:

Të nderuar miq,

Takova sot kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudari, qytetarë dhe veprimtarë tanë atje.

Podujeva ka treguar gjithëherë besim për LDK-në , kurse LDK u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës.

Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa.

Ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim. Të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë.

Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari!

(Kosova Sot Online)