Fetahu: Bulliqi dhe Rudari janë bashkëpjesëmarrës në uzurpim pronash

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 22:21
 Fetahu: Bulliqi dhe Rudari janë bashkëpjesëmarrës në uzurpim pronash

Kandidati i PDK’së për kryetar të komunës së Podujevës, Naim Fetahu thotë se me datë 29 nëntor në këtë komunë do të marrë fund pushteti i LDK’së. Sipas tij kjo parti për vjet me radhë ka keqpërdorur paranë publike duke qeverisur keq.

Fetahu i cili garon kundrejt Nexhmi Rudarit të LDK’së dhe Shpejtim Bulliqit të VV’së ka akuzuar ata për uzurpim të pronave publike.

“Unë mendoj që LDK’ja ka qenë në dijeni të kësaj situate prej vitit 2006 kur kam qenë kryetar i grupit të këshilltarëve në Asamblenë Komunale por edhe për shumë prona të tjera të uzurpuara”, thotë Fetahu.

“Qytetarët e Komunës së Podujevës janë të lodhur me këto uzurpime. Komuna edhe sot e kësaj dite nuk e di sa ka uzurpatorë”, shtoi ai.

“Për 20 vjet rresht i keni lejuar pronat e uzurpuara”, tha Fetahu.

(Kosova Sot Online)