Arban Abrashi del në fushatë 9 ditë pasi njoftoi se është me Covid -19

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 22:38
 Arban Abrashi del në fushatë 9 ditë pasi njoftoi se është me Covid -19

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka dalë sot në Podujevë për bërë fushatë vetëm nëntë ditë pasi njoftoi publikisht se është infektuar me Covid-19.

Sipas rregullave të OBSH’së, çdo person i infektuar me Covid-19 duhet të qëndrojë i izoluar për 2 javë apo 14 ditë, rregull të cilën Abrashi nuk e ka respektuar.

Abrashi përmes një shkrimi në facebook më datën 18 nëntor kishte njoftuar se është infektuar me Covid.

E sot Abrashi përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se ka dalë me kandidatin e LDK’së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudarin dhe ministrin Agim Veliu për të bërë fushatë.

Në postimin e tij Abrashi nuk e përmend fare se vetëm para 9 ditës kishte dalë pozitiv me Covid.

Me daljen e tij në fushatë, Abrashi ka rrezikuar shëndetin publik. Rrjedhimisht, sipas Ligjit për Pandeminë, çdo kush që rrezikon shëndetin publik në këtë formë mund të dënohet me gjobë prej 500 eurosh.

(Kosova Sot Online)