Ngrica në rrugë/ Policia apel qytetarëve që qarkullojnë në këtë vend: Pajisuni me goma dimërore

  • E.K /
  • 27 November 2020 - 23:07
 Ngrica në rrugë/ Policia apel qytetarëve që qarkullojnë në këtë vend: Pajisuni me goma dimërore

Policia e Korçës njofton qytetarët që do qarkullojnë në aksin rrugor Korçë-Goricë, konkretisht në Qafë Bigëll të jenë të kujdesshëm për shkak sepse në zonë vihet re prezencë e ngricës.

Po ashtu policia apelon që qytetarët të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor.

Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të shfaqur.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes përgjatë aksit rrugor Korçë-Goricë, konkretisht në Qafë Bigëll, për shkak të prezencës së ngricës në rrugë, kryesisht gjatë natës.

Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Lëvizja në akset e tjera rrugore të qarkut, deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të shfaqur dhe shërbimet e policisë do të jenë në gadishmëri dhe në ndihmë të tyre.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(Kosova Sot Online)