Liburn Aliu: Pse Hoti nuk e shkarkon Rakiqin, a do të thotë se pajtohet me të?

  • E.K /
  • 30 November 2020 - 11:26
Liburn Aliu: Pse Hoti nuk e shkarkon Rakiqin, a do të thotë se pajtohet me të?

Ushtruesi i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu, në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq.

Aliu ka treguar se Rakiq e ka shkelur heshtjen zgjedhore ditën e djeshme dhe se e ka pranuar që dirigjohet nga shteti i Serbisë, ndërsa ka pyetur “a do të thotë kjo se z.Hoti pajtohet me qëndrimet e tij?”, meqenëse nuk e shkarkoi Rakiqin pas kësaj deklarate.

“Dje, zëvendësi tjetër i Avdullah Hotit, Goran Rakiq theu heshtjen zgjedhore duke kërkuar që qytetarët e Veriut të Mitrovicës ta votojnë kandidatin e Listës Serbe. Ky zëvendësi i dytë madje deklaron se Lista Serbe e ka përkrahjen e shtetit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq. Tash, Goran Rakiq nuk është një qytetar i zakonshëm. Qëndrimi i tij pashmangshëm e imlikon edhe institucionin ku bën pjesë, Qeverinë e Kosovë”, ka thënë Aliu.

Ai ka shtuar se ka qenë “e pritshme dhe normale të ndodhin shkarkimet tashmë”, duke përfshirë edhe zëvendëskryeministrin tjetër, Driton Selmanajn. 

(Kosova Sot Online)