Bulliqi: Llapi e Gollaku nga dje besoj se frymon lirshëm

  • E.K /
  • 30 November 2020 - 11:33
Bulliqi: Llapi e Gollaku nga dje besoj se frymon lirshëm

Kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Bulliqi ka thënë se nga dje Llapi e Gollaku frymon lirshëm.

Ai tha se do të punojë me ndershmëri dhe do t’i trajtoj të gjithë qytetarët të barabartë.

“Unë do të punoj me ndershmëri. Do të ketë gjithmonë transparencë, sidomos te paraja publike. I uroj qytetarët e Llapit për një fitore në Llap dhe për ndryshimin atje. E lam pas një pushtet që për sa vite nuk arriti t’i realizojë kërkesat e qytetarëve. Llapi e Gollaku nga dje besoj se frymon lirshëm”, tha ai.

Bulliqi i falenderoj të gjithë ata që e kanë përkrahur atë.

(Kosova Sot Online)