Bora e parë, nga Komuna e Prishtinës deklarohen për pastrimin e rrugëve

  • E.K /
  • 30 November 2020 - 11:49
Bora e parë, nga Komuna e Prishtinës deklarohen për pastrimin e rrugëve

Nga komuna e Prishtinës thonë se ekipet janë duke pastruar rrugët dhe po hedhin kripë e rërë sipas nevojë rurale dhe urbane në mënyrë që rrugët jenë të kalueshme.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Medina Braha ka shkruar se ekipet e komunës janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për intervenimet e nevojshme.

“Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtu që rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”, ka shkruar Braha.

(Kosova Sot Online)