Zgjidhja e krizës është në zgjedhje të reja, një Kuvend që nuk voton ligjërisht dhe praktikisht nuk ekziston

Zgjidhja e krizës është në zgjedhje të reja, një Kuvend që nuk voton ligjërisht dhe praktikisht nuk ekziston
Zgjidhja e krizës është në zgjedhje të reja, një Kuvend që nuk voton ligjërisht dhe praktikisht nuk ekziston

Ali Hertica

  • 30 November 2020 - 07:57

Shkruan: Ali Hertica

Nga seanca në seancë, ligjet, marrëveshjet dhe rezolutat mbeten në pritje për tu votuar dhe kështu shkon numri i pikave të mbetura deri në 40 të tilla që janë grumbulluar dhe presin koti. Kjo nuk është praktikë normale parlamentare. Është sjellje armiqësore ndaj interesit qytetar për interesa të ngushta politike e personale, pa ndjesi dhe etikë morale e profesionale. Mospjesëmarrja në votim, jo vetëm që nuk është detyrë, por është abuzim me vullnetin e zgjedhësve. Dëmet që i shkakton vendit një legjislaturë, një koalicion e Qeveri që nuk e ka mbështetjen e shumicës në Kuvend janë shumëfish më të mëdha se pesë-gjashtë milionë euro që mund të shpenzohen për zgjedhje të reja. Prandaj zgjidhja është në zgjedhje dhe jo në zvarritje me lojëra politike amorale për shfryrje të inateve të ulëta me motive personale.

-Edhe përkundër pritjeve optimiste, se më në fund partitë politike në Kuvendin e Kosovës, së pakut për inat të Listës Srpska që është vënë tërësisht në shërbim të politikës së shtetit serb, do të vetëdijesohen dhe lënë anash interesat e ngushta politike dhe do ti kthehen interesit të shtetit për të quar proceset përpara, u dëshmua se një gatishmëri e tillë nuk ekziston. Kjo përbërje e Kuvendit është duke reflektuar si pasqyra më e errët që ka pasur Kosova deri më tani në këto dy dekada të pasluftës, pa ndjenja të shtet ndërtimit, me sjellje amorale, duke shikuar vetëm për interesa të ngushta politike e personale. Po mbushet një vit i plotë i punës së Kuvendit të Kosovës, legjislaturës së re, i cili nga konstatimi e tutje është tërësisht me agjendë jo funksionale. Një vit test i Kuvendit të kapur dhe bllokuar për interesa të ngushta personale e politike do të duhej përfunduar me shpërbërje dhe shpallje të zgjedhjeve të reja. Pse duhet të marrin paga të kota 120 deputet që janë zgjedhur me votën e popullit dhe realisht punojnë kundër interesave të popullit, edhe tani në këtë situatë më të rëndë që po kalon vendi, në kohë pandemie.

Një parlament-Kuvend i cili nuk ka kuorum miratimin e ligjeve edhe me shumicën e thjeshtë të votave, që nuk ka kuorum për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk ka kuorum për miratimin e raporteve të mekanizmave të pavarur që i përgjigjen Kuvendit të Kosovës si themelues dhe mbikëqyrës i atyre mekanizmave, një Kuvendi që nuk ka vota, kuorum për votimin e rezolutave me të cilat obligohet Qeveria për veprime strategjike në interes të shtetit, atëherë nuk ka kuptim as për të funksionuar dhe as për të shpenzuar kot buxhetin e shtetit që është kontribut i taksapaguesve dhe bizneseve të sinqerta. Një sjellje e tillë e pa përgjegjshme e ligjvënësve, po e sjellë në pikëpyetje edhe vetë ekzistencën e shtetit, sikur të mos i kishim të instaluar këtu për të garantuar kufijtë e jashtëm dhe sovranitetin territorial.

Kur ndalet qytetari i thjeshtë , pr me logjikë të shëndoshë, dhe shikon zhvillimet me plotë përplasje në seancën e Kuvendit nuk ka se si të mos i shkon mendja te rreziku që paraqitet për sigurinë e shtetit, por jemi me fat që i kemi forcat aleate të NATO-së të cilat i mbrojnë kufijtë e Kosovës. Sidoqoftë kjo papërgjegjësi të cilën po e shohim në sjelljet e deputetëve të kësaj legjislature është edhe mos respekt dhe fyerje e rëndë për shtete mike që kanë investuar në bërjen e shtetit të Kosovës, shpalljen e pavarësisë dhe mbështetjen e vazhdimit të shtet ndërtimit, duke pasur mbështetjen e tyre edhe në fushën e sigurisë.

Është kjo praktikë më e mbrapshtë e funksionimit të një legjislature vetëm për interesa të përkohshme materiale, për xhepin e deputetit. Në këtë përbërje të Kuvendit të Kosovës, si asnjëherë tjetër, është krijuar praktika e mbrapshtë e mos votimit të ligjeve dhe dokumente vë tjera që janë praktikë në jetën parlamentare. Madje kjo ndodhë Në të shumtën e rasteve edhe kur në sallë po qëndrojnë më shumë mbi 60 deputetë, ndërsa në votim nuk merr pjesë as gjysma e tyre. Të gjithë ata janë regjistruar si të pranishëm dhe marrin mëditjen e veçantë përveç rrogës fikse normale. E Ky lloj abstenimi nuk po përcillet me asnjë masë ndëshkimi, përkundrazi, deputetët marrin mëditjen e plotë si shenjë shpërblimi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".