Ministria e Arsimit: Sot është ditë pune, institucionet arsimore të realizojnë plaprogramin mësimor

  • E.K /
  • 30 November 2020 - 12:06
Ministria e Arsimit: Sot është ditë pune, institucionet arsimore të realizojnë plaprogramin mësimor

Ministria e Arismit ka bërë të ditur se dita e sotme do të jetë pune, përkundër regimeve që në këtë ditë të pushohet.

Nga kjo ministri kanë ftuar të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor. 

Njoftimi i plotë për media:

Vendimi që dita e hënë (30 nëntor 2020) të jetë ditë pune edhe në institucionet arsimore, është vendim i Qeverisë së Kosovës në shenjë solidarizimi me të gjithë ata që po punojnë pa pushim në përballje me pandeminë.

Bazuar në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, MASh ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për Kalendarin Shkollor 2020/2021, i cili nuk është ndryshuar.

Prandaj, MASh fton të gjitha institucionet arsimore që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të realizuar planprogramin mësimor. 

MASh, po ashtu, iu bënë thirrje të gjitha institucioneve arsimore që të kujdesen për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të IKShPK-së dhe MASh-së nga të gjithë akterët pjesëmarrës në shkollë.

(Kosova Sot Online)