Shtëpia e Bardhë zbukurohet për festat e fundvitit nga 125 vullnetarë

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 08:14
Shtëpia e Bardhë zbukurohet për festat e fundvitit nga 125 vullnetarë

Shtëpia e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zbukuruar për festat e fundvitit.

Temë e këtij viti është “Amerika e bukur”, derisa zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, ka thënë se ndihet e ngazëllyer.

“Jam e ngazëllyer të ndaj me ju ‘Amerikën e Bukur’ dhe t’i bëj homazhe madhështisë së kombit tonë. Së bashku, ne festojmë këtë tokë, të cilën e thërrasim me shumë krenari, shtëpi”, ka shkruar Trump në Twitter.

Shtëpia e Bardhë është zbukuruar nga mbi 125 vullnetarë që vendosën 62 pemë Krishtlindjesh, 106 kurora lulesh, 366 metra zbukurime të tjera dhe mbi 3 mijë 200 vargje dritash.

(Kosova Sot Online)