Kriza po thellohet, vendit i duhet një qeveri legjitime e shumicës dhe jo e pakicës

Kriza po thellohet, vendit i duhet një qeveri legjitime e shumicës dhe jo e pakicës
Kriza po thellohet, vendit i duhet një qeveri legjitime e shumicës dhe jo e pakicës

Skender Mulliqi

  • 01 December 2020 - 07:49

Shkruan: Skënder Mulliqi

Nuk po kemi që shumë kohë as për investime të jashtme shumë të rëndësishme për vendet në tranzicion siç është Kosova. Sipas konstelacioneve aktuale politike, ka mundësi që të kemi zgjerim të koalicionit, por që nuk do të ishte aspak produktiv për vendin. Vendit i duhet një qeveri legjitime e shumicës, e jo e pakicës , e cila do të bënte sigurisht edhe një zgjedhje fatlume kur bëhet fjalë për postin e presidentit të Kosovës. Po e shohim që shumë kohë, se Kuvendi nuk po ka mundësi të sjell ligje, pos që këta kuvendarë po na serojnë zënka dhe incidente të ndryshme.

-Jemi mësuar tashmë që shumë vite më pazare politike. Zaten kjo klasë politike edhe është kryesisht e pazareve. A ka gjë më keq që Kosova dhe qytetarët kanë mbetur në fatin e një grupi të caktuar njerëzish. Këta janë ngritur mbi shtetin dhe ligjet e vendit. Qytetarët pi iu hynë në funksion vetëm gjatë fushatave elektorale. Kurrë nuk i realizuar premtimet e dhëna karshi votueseve. Kanë zgjedhur metodat përjashtuese nga vendimmarrja të shumicës. Në këtë kontest më gjasë nga vullneti i këtij grupacioni politikë do të varet edhe fati i Qeverisë Hoti. Si t’ju leverdisin interesat e tyre , e jo të Kosovës këta po veprojnë. Tash e një kohë të gjatë mollë sherri i koalicionit qeverisës është bërë posti i presidentit të Kosovës. Për president tashmë janë shfaqur apetite nga partitë kryesore politike.

AAK-ja bukur moti e ka paraqitur kandidaturën e Haradinajt. Ata të cilët po mendojnë ta caktojnë së kush do të jetë i pari i shtetit për mandatin e ardhshëm 5 vjeçar, janë LDK dhe PDK të cilat subjekte politike që shumë vite po bëjnë koalicion dhe sigurisht së mendojnë së edhe presidentin do ta zgjedhin kënd ata preferojnë! Sipas logjikës dhe deklarimeve te Isa Mustafës, posti i presidentit i takon PDK-së, sepse LDK e ka postin e ekzekutivit, natyrisht nëse zgjerohet koalicioni ,e kështu edhe më gjasë do të veprojnë. Nuk do të ishte në të mirën e Kosovës, nëse nuk shkëputemi përfundimisht nga pazaret e tilla që janë duke i shkaktuar dëme të mëdha vendit, si në planin e brendshëm , po ashtu edhe në planin e jashtëm. Vendi nga apetitet pushtetare përfituese është duke përjetuar kriza të rënda politike , institucionale dhe ekonomike. Kosova po varfërohet gjithnjë e më shumë edhe nga goditja që po i vjen prej pandemisë globale .Për tu kthyer gjendja sado pak për së mbari, për të funksionuar demokracia dhe shteti ligjorë , edhe pse shumë të kushtueshme, do të ishte mirë të organizohen zgjedhjet e reja nacionale . Krahas përgatitjes për zgjedhje , shumë e nevojshme për ti qitur strukturat e vjetra politike nga loja, është bërë reforma zgjedhore.

Ne të kundërtën vendi do të vazhdon më agoni. Njerëzit nga pa perspektiva për të jetuar në Kosovë, po largohen masovikisht për në botën Perëndimore. Arnim koalicioni apo me struktura të vjetra LDK dhe PDK , nuk është zgjedhje e mirë , kur dihet së pikërisht këto dy subjekte politike e kanë pru vendin në një situatë të tillë shumë të rëndë ekonomike më papunësi enorme. Kosovës si kurrë më parë i duhen reformat në mbarë sistemin, i nevojiten njerëzit e ri në politikë , që proceset stagnuese të fillojnë të ecin përpara. Tjetër. Pa u luftuar më me ngulm krimi dhe korrupsioni , nuk do të kemi mundësi të inkuadrimit në Evropën e Bashkuar, si synim i shqiptarëve. Ne, gadi krejtësisht kemi stagnuar në procese dhe kemi mbetur i vetmi vend në Evropë pa liberalizim të vizave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".