Gjykatësi i Speciales shpërblehet me një çmim në Gjermani

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 11:49
Gjykatësi i Speciales shpërblehet me një çmim në Gjermani

Gjykata Speciale ka njoftuar se gjykatësi Kai Ambos është shpërblyer me një çmim nga shteti federal i Saksonisë së Ulët (Niedersachsen) i Gjermanisëm.

Çmimi, i është dhënë për kontribut shkencor në drejtësinë ndërkombëtare si profesor në Universitetin e Gëtingenit (Göttingen).

“Gjykatësit Kai Ambos, I cili është në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë, iu dha një çmim i njohur nga shteti federal i Saksonisë së Ulët (Niedersachsen) i Gjermanisë, për kontributin e tij shkencor në drejtësinë ndërkombëtare dhe penale si profesor në Universitetin e Gëtingenit (Göttingen)”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Më tej, sipas njoftimit, kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova e ka përgëzuar gjykatësin Ambos për këtë vlerësim “më se të merituar, për kontributet e tij në lëmin e drejtësisë penale ndërkombëtare”. 

(Kosova Sot Online)