Burri i Vjosa Osmanit e quan “fallxhore” Astrit Haraqinë

  • E.K /
  • 01 December 2020 - 13:24
Burri i Vjosa Osmanit e quan “fallxhore” Astrit Haraqinë

Prindon Sadriu, burri i Vjosa Osmanit e ka quajtur fallxhore ish-ministrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, pasi ky i fundit ka thënë se LDKja nuk duhet të sjellë parashutistë brenda partisë duke aluduar në Vjosa Osmanin.

Në një koment në Facebook, duke replikuar me një qytetar, ka shkruar “fallxhore e interpretues emocinonesh e mendimesh. Kur i jepet hapësirë mediale shpifësve të tillë, dije që keq i kemi punët si shoqëri”.

Haraqija  tha dje se Osmani i është gëzuar fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet komunale në Podujevë më shumë se vetë Vetëvendosja. 

(Kosova Sot Online)