Thaçi dhe Veseli në Gjykatën Speciale, VV-ja mbetet forcë kryesore politike në zgjedhjet e radhës

Thaçi dhe Veseli në Gjykatën Speciale, VV-ja mbetet forcë kryesore politike në zgjedhjet e radhës
Thaçi dhe Veseli në Gjykatën Speciale, VV-ja mbetet forcë kryesore politike në zgjedhjet e radhës

Faik Krasniqi

  • 01 December 2020 - 13:14

Shkruan: Faik Krasniqi

Mbështetje e madhe për LVV, ka bërë që të gjitha partitë të hezitojnë për të shkuar në zgjedhje, me arsyetimin e çështjes së pandemisë. Mirëpo sikur po harrojnë që Qeverinë Kurti e rrëzuan kur e gjithë bota ishte e izoluar. Për këtë idiotizëm do të ndëshkohen keq këto parti, e sidomos LDK-ja që u tregua tinëzare. Asnjëra parti nuk do të mundë t'i shpëtojë debaklit, edhe sikur të gjitha të bëhen bashkë në një listë, dhe vetëm LVV e vetme të garoj në zgjedhje.

-Shumica e partive politike janë goditur nga arrestimi i anëtareve te tyre, por PDK-ja eshte goditur me se shumti, sepse dy nga njerëzit e saj kryesor gjenden ne Hage. Madje edhe lideri i saj z. Kadri Veseli. Por ne javët ne vijim mund te kemi arrestime te tjera qe do preken edhe partitë e tjera. Nëse shikojmë mbështetjen popullore ne dy-tre vitet e fundit, atëherë me ose pa këto figura kryqe Lëvizja Vetëvendosje prape se prape do t'i fitonte zgjedhjet. Por pa praninë e tyre ne skenën politike, atëherë fitorja e LVV do te jete akoma me bindëse, sepse z. Thaçi dhe z.Veseli kane qene figurat kryesore te PDK-se. E njëjta gjë do te ishte edhe ne partitë e tjera. LVV nuk do te ishte e njëjtë pa z. Kurti, por as AAK pa z. Haradinaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".