Këta janë përfaqësuesit e palëve në seancën dëgjimore të Kushtetueses

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 10:15
Këta janë përfaqësuesit e palëve në seancën dëgjimore të Kushtetueses

Ka filluar seanca publike ku do të diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi në votimin e qeverisë Hoti. Kjo seancë për shkak të pandemisë do të zhvillohet online.

Nga Komisioni Qendror e Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka, Astrit Hoti do ta përfaqësoj Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje në këtë seancë përfaqësohet nga deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i partisë Blerim Sallahu. Qeveria nga juristi Besnik Berisha ndërkaq, zyra e kryeparlamentares nga këshilltar ligjor i Vjosa Osmanit, Artan Murati.

Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe anëtari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj.

Palëve të përfshira do t’u jepet mundësia që shkurtimisht t’i paraqesin argumentet e tyre përmes prezantimeve.

Ato duhet të jenë të kufizuara vetëm në fakte dhe në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me kërkesën. Kryetari mund t’ia kufizojë secilës palë periudhën kohore të caktuar për këtë prezantim, derisa, gjatë seancës, gjyqtarët mund t’u parashtrojnë pyetje përfaqësuesve të palëve, ose drejtpërsëdrejti cilësdo palë.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, Gjykata do të tërhiqet për këshillim. Të njëjtat mbeten konfidenciale, derisa merret vendim për rastin dhe përgatitet projektvendimi i Gjykatës.

Etem Arifi ishte njëri prej 61 deputetëve që votoi pro zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Për partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosjen, e cila ishte rrëzuar nga pushteti, vota e deputetit të Partisë së Ashkalinjve është jovalide për faktin se ai është dënuar për korrupsion me vendim përfundimtar të Gjykatës.

Për këtë arsye LVV-ja ishte drejtuar për interpretim në Kushtetuese. Cilido vendim i këtij organi mund të sjellë një situatë të re politike në vend.

(Kosova Sot Online)