Në këtë vend vaksina kundër koronavirusit do të shpërndahet falas në janar

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 12:05
Në këtë vend vaksina kundër koronavirusit do të shpërndahet falas në janar

Italia ka gati planin për vaksinimin e popullsisë kundër infektimit nga Covid 19.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, do të prezantojë sot në dy dhomat e parlamentit italian planin organizativ të vaksinimit të popullsisë, i cili ka si objektiv kryesor parandalimin e një vale të tretë të infektimit të popullsisë nga koronavirusi.

Vaksina anti-Covid në Itali do të shpërndahet nga shteti dhe do të jetë falas për të gjithë.

Ministria italiane e Shëndetësisë informon se vaksina e parë që do të përdoret në Itali është Pfizer Biotench, e cila do të mbërrijë në periudhën kohore 23-26 janar 2021.

Do të mbërrijnë 3.4 milionë doza, të cilat do të vihen  në dispozicion për 1.7 milionë persona.

Dozat e para do të shpërndahen në 300 pika të caktuara, kryesisht struktura spitalore të shtrira në të gjithë territorin kombëtar.

Ministri italian i Shëndetësisë ka informuar se brenda tremujorit të parë të 2021 në Itali janë parashikuar të mbërrijnë 202 milionë doza vaksina anti-Covid.

Dozat e para të vaksinës do të vihen në dispozicion për personelin mjekësor e shëndetësor si dhe personelin në strukturat e asistencës së personave të moshuar. Ndërsa në ndarjen sipas grupmoshave fillmisht do të vaksionohen persoant mbi 80 vjeç, më pas grupmosha 60-70 vjeç e me radhë, duke i dhënë përparësi personelit arsimor.

Plani italian i vaksinës nuk e bën atë të detyrueshme por të këshillueshme për popullsinë përmes një fushate informative duke synuar vaksinimin e rreth 40 milionë italianëve nga rreth 60 milionë që është numri i përgjithshëm i popullsisë.

Për vaksinimin në masë të popullsisë do të përdoren më pas të gjitha hapësirat e mëdha publike.

(Kosova Sot Online)