Përfaqësuesi ligjor i VV-së përpara Gjykatës Kushtetuese: Mandati i deputetit Arifi ka përfunduar

  • G.G /
  • 02 December 2020 - 12:43
Përfaqësuesi ligjor i VV-së përpara Gjykatës Kushtetuese: Mandati i deputetit Arifi ka përfunduar

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, në seancën publike që po mbahet nga Gjykata Kushtetuese, ka thënë se partia e tij ka konsideruar se ligjshmëria e votës së deputetit Etem Arifi për votimin e qeverisë ka marrë fund sapo është marrë vendimi i prerë nga gjykata për dënim të një ose më shumë vitesh të deputetit.

Ai ka thënë tutje se LVV, nga rrethanat e krijuara, e ka paraparë antikushtetuese mandatin e deputetit nga radhët e pakicave.

“Ne konsiderojmë që kemi goditë një vendim të caktum që e ka votuar z. Arifi. Ne nuk kemi ditur fillimisht se cilat vendime ose në çfarë seanca ka marrë pjesë më herët z. Etem Arifi. Për neve ka qenë me rëndësi krijimi i Qeverisë, sepse aty krijohet integriteti etiko-moral i Kuvendit. Mbi bazën e kësaj kemi ardhë në vendimin që mandati i deputetit ka ardhë në përfundim”, ka deklaruar në seancë Sallahu.

Tutje ai ka thënë se vota përcaktuese për formimin e Qeverisë Hoti duhet të kihet parasysh, e jo votat e tjera të deputetit nga radhët e Partisë së Ashkalive për Integrim.

“Nuk e di nëse ka pasur votime të mëhershme z. Arifi, megjithatë vota e tij me gjasë nuk ka qenë përcaktuese në themelimin e Qeverisë”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot Online)