I rrethuar nga miqtë, fotografi e rrallë e presidentit Rugova në ëmbëltoren e tij të preferuar në Prishtinë
Në vitin 1978 në Prishtinë brenda hapësirave të Pallatit të Rinisë u hap ëmbëltorja “Elida”, një nga lokalet më të frekuentuara të viteve 90-ta.
Kjo ëmbëltore e cila është futur në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme, ishte edhe vendi i preferuar i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Në një fotografi të rrallë të Rugovës ruajtur në arkiva, ai shihet i rrethuar nga miqtë duke biseduar e pirë kafe në ëmbëltoren “Elida”. Një imazh ky bardhë e zi, por që flet shumë për lëvizjet e atëhershme.
Si gjithmonë, me një pamje prej vizionari, i qetë dhe modest, me syze dhe shallin e tij, ish-presidenti dëgjon të tjerët teksa flasin.
Ndryshe, “Elida” dikur mblidhte edhe elitën kosovare, teksa sot janë hotelet luksoze në të cilat politikanët tanë shërbehen e darkojnë.
(Kosova Sot Online)