Vetëvendosje tregon kur u informua për rastin e deputetit Etem Arifi

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 13:16
Vetëvendosje tregon kur u informua për rastin e deputetit Etem Arifi

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese ka thënë se kanë marrë informacion për dënimin e deputetit Etem Arifi para se të zgjidhet Qeveria.

“Ne kemi marrë informacion se deputeti është dënuar para seancës ku është zgjedhë Qeveria, ne e kemi dërguar rastin në Gjykatë Kushtetuese. Rrjedhimisht, në momentin që ne nuk kemi ditë që është dënuar, kur e kemi marrë vesh që është dënuar, kemi marrë masat tona, e kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Kandidati me vetëdije po i ik deklarimit të tij”, thotë ai.

Sallahu shton se për këtë arsye janë drejtuar për interpretim në Kushtetuese.

“61 është i 120 deputetëve, problemi qëndron këtu, ne nuk kemi pas njohuri më herët çka ka ndodhë, ne jemi të bindur që ka qenë i pavlefshëm kur ka votu. Për këtë arsye ne ju kemi adresuar, me pa një veprim i tillë i deputetit me votimin e Qeverisë, kemi të bëjë me ikje për të treguar të vërtetën se ka qenë i dënuar.

Ai ka kontribuar me ardhë në Kuvend duke e shkelë ligjin, ne nuk mund të dimë paraprakisht a është i vlefshëm mandati i një deputeti apo jo, ne jemi të bindur prandaj ju jemi drejtuar juve.

Mandati i tij për bindjen tonë është i pavlefshëm për bindjen tonë, po ne nuk mund të zbatojmë kritere ligjore për të vërtetuar këtë”, ka thënë i njëjti.

(Kosova Sot Online)