Janë 6 muaj afat kushtetues për të caktuar kandidatin koncensual për president të Kosovës, zgjidhje ose zgjedhje

Janë 6 muaj afat kushtetues për të caktuar kandidatin koncensual për president të Kosovës, zgjidhje ose zgjedhje
Janë 6 muaj afat kushtetues për të caktuar kandidatin koncensual për president të Kosovës, zgjidhje ose zgjedhje

Blerim Burjani

  • 02 December 2020 - 13:11

Shkruan: Blerim Burjani

Ne jemi në një deficit të plotë demokratik , s’ka demokraci por ka përkrahje të njerëzve që sillen vërdallë në kërkesë të familjarëve e të miqve për vota. Kjo është çështje e popullit, nëse populli do të vetëdijesohet për ndryshime substanciale, për arritjen e ndryshimit kualitativ social dhe ekonomik.

Nuk do të thotë që këto ditë, me të shpejtë, do të duhet të arrihet marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ka kohë dhe mundë të arrihet marrëveshje brenda 6 muajve, por sa më parë aq më mirë. Se mundë të zgjidhet presidenti, por sidoqoftë nëse nuk ka ndonjë marrëveshje eventuale atëherë shkohet në zgjedhje që nuk është asgjë tragjike, është normale. Këtë po e dëshiron edhe VV-ja që të mos ketë zgjidhje për president dhe ata as brenda në kuvend nuk do të arrijnë për ofrua pranin e deputetëve siç e kërkon kushtetuta. Kjo i bije që PDK dhe tjerët duhet të angazhohen të sigurojnë praninë e nevojshme për ti dhënë legjitimitet sipas ligjit dhe kushtetutës fillimit dhe mbarimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit, nëse arrijnë ta bëjnë marrëveshjen. Kjo është përgjegjësi dhe luftë e "fukarasë” dhe njerëzve të pa aftë për jetën e tyre në ekonomi tregu, e tentativa është për të u bërë fuqi politike përmes zgjedhjeve.

Është normale që më mirë është me qenë shef me para të huaja, me para të popullit në këtë rast, sepse të gjithë janë njerëz të dështuar këta që sot merren me këtë punë. Me politikë duhet të merren njerëzit që kanë bërë diçka për jetën e tyre në ekonomin e tregut e jo njerëzit pa kurrizor me i mbajtë populli me paranë e vetë. Kjo nuk ka se si të shpjegohet ndryshe veç si mungesë e vetëdijesimit. Pra s’ka vetëdijesim, përderisa është kështu as zgjedhje nuk duhet të ketë sepse prodhojnë të njëjtit njerëz në pushtet. Këta që i sollën dëm vendit për 20 vjet, kurrë nuk do të ndalen pa i ndal populli me votën e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".