Lushtaku: Lajm fantastik, kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 14:06
Lushtaku: Lajm fantastik, kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Deputeti nga radhët e PDK’së në Kuvendin e Kosovës, Mërgim Lushtaku, është shprehur i lumtur për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere përgjatë ditës së sotme.

Lushtaku, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka treguar edhe amandamentet e propozuara nga partia e tij, si forma plotësuese të Projektligjit për Rimëkëbmje Ekonomike, të propozuar nga partia qeverisëse, LDK.

Tutje, ai ka hedhur edhe akuza për Qeverinë Hoti, të cilët, sipas tij, e kanë zvarritur çështjen e votimit të Ligjit për Rimëkëmbje.

Sidoqoftë, kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, përgjatë një konference të mbajtur sot, paralajmëroi për seancë të jashtëzakonshme në kuvend, për votimin e këtij projektligji.

Postimi i plotë:

Lajm fantastik, kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Kërkesat e PDK-së të cilat janë propozuar përmes amandamenteve janë si në vijim:

– Pako prej 200 milionë eurove për bizneset.

– Mbështetje prej 300 eurove për tre muaj për punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë.

– Rimbursimi i 10% të mjeteve të tërhequra nga Fondi Pensional i Kosovës, për të gjithë ata që kanë deri në 9.999.00 euro.

– Lirimi nga TVSh-ja për lëndën e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore, pavarësisht a eksportohen jashtë vendit a jo.

Mëkat që Qeverisë i’u deshën kaq shumë muaj të reflektoj mbi kërkesat tona të cilat vetëm e kanë pasuruar dhe i kanë dhënë përmbajtje këtij projektligji por edhe i kanë dhënë zgjidhje konkrete problemeve të qytetarëve.

Ajo që vlen të theksohet është se PA PARTINË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS asnjë proces nuk ec përpara dhe se është partia e vetme racionale në Kosovë që interesin qytetar e vendos mbi atë partiak.

Tani presim që ky projektligj të kaloj sa më shpejt në lexim të dytë në Kuvend.

(Kosova Sot Online)