Vesel Krasniqi: Kemi mbështetur 32 biznese të udhëhequra nga gratë

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 14:48
Vesel Krasniqi: Kemi mbështetur 32 biznese të udhëhequra nga gratë

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëfinancimit në lidhje me “Thirrjen publike për subvencionim të NMVM-ve me pronësi të grave ndërmarrëse”, ministri i Tregtisë Vesel Krasniqi, tha se në ministrin ku ai drejton ka pasur rritje të numrit të punësimit të grave.

Ai tha se kanë mbështetur 32 biznese të udhëhequra nga gratë.

“ Sa i përket barazisë gjinorë në ministri vit pas viti ka filluar rritja e punësimit edhe për gjininë femërore. Sot në këtë ministri kemi emra udhëheqëse të agjensioneve dhe departamenteve ku me të cilat kanë ngritur përformancën e ministrisë 41% janë të gjinisë femërore. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve ministria ka mbështetur 32 biznese në udhëheqjen e grave ku 140 femra do të punësohen. Ne kemi kërkuar ta rrisim këtë mbështetje dhe ta mbështesim gjininë femërore. Për shkaqe të pandemisë jemi në numër më të vogël por për ta shënuar këtë dit 16 ditët e aktivizimit kemi ftuar gratë për të nënshkruar këtë grant”, tha Krasniqi.

Në këtë ceremoni ishin prezente edhe 4 kompani përfituese për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit: Flatra Bajgora B.I., Vigani SH.P.K, Arizona Spahiu B.I. dhe GeoMetri SH.P.K.

(Kosova Sot Online)