Në Kaçanik 80 raste aktive me koronavirus

  • E.K /
  • 02 December 2020 - 15:34
Në Kaçanik 80 raste aktive me koronavirus

Qendra e Mjekësisë Familjare “Dëshmorët e Lirisë”, në Kaçanik ka njoftuar se sot në këtë komunë janë regjistruar edhe 4 raste të reja me koronavirus.

Bazuar në këtë njoftim aktualisht në Kaçanik janë edhe 80 raste aktive me këtë virus.

“Nga të dhënat zyrtare nga raporti 24 orësh i IKSHPK-së ,Kaçaniku i ka të konfirmuara 4 raste të reja me COVID-19.Rastet e reja janë nga Kaçaniku. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID – 19 ,që nga fillimi i pandemisë –  250 në Kaçanik, të shëruar 160 dhe raste aktive 80  !”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 555 raste pozitive”, ka njoftuar IKSHPK.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes, duke çuar në 1 mijë e 40 numrin e te vdekurve si pasojë e koronavirusit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç)”, bën të ditur IKSHPK.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 324 persona, duke çuar në 29 mijë e 910 numrin e të shëruarve.

“Numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 324 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.910 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.722”, njofton IKSHPK. 

(Kosova Sot Online)