Të mbijetuarës së masakrës hajnat ia vodhën çantën në oborrin e QKUK-së

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 11:19
Të mbijetuarës së masakrës hajnat ia vodhën çantën në oborrin e QKUK-së

I mbijetuari i masakrës në Suharekë, Gramoz Berisha, njofton se nënës së tij dje në oborrin e QKUK-së dy të panjohur ia kanë vjedhur çantën e krahut.

Njoftimin e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, teksa u bënë thirrje atyre që mund ta gjejnë çantën e nënës së tij, ta lajmërojnë në numrin kontaktues të cilin e gjeni më poshtë.

Postimi i tij i plotë:

Dje rreth orës 17:45, te pjesa e lojërave që gjenden te hyrja e QKUK-së, dy persona të ri në moshë ia kanë vjedhur çanten nga krahu mamit tim. Tu marr parasysh që çanten dhe dokumentet perveç të hollave kan mujt me e gjujt diku afër, ju kisha lut që kushdo që gjeni diçka me emër VJOLLCA BERISHA ose ndonjë foto të me kontaktoni në FB ose në Numrin : 049/746 127.

Rasti i vjedhjes është raportuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia njofton se po e heton rastin, ndërkohë nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

“GRABITJE/Prishtinë 02-12.2020-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur ia kishin grabitë çantën e krahut në të cilën kishte para, dy kartela të bankës dhe letërnjoftimin. Të dyshuarit pas grabitjes ishin larguar nga ai lokacion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

(Kosova Sot Online)