Fillon protesta e banorëve të Krushës, kërkohet dënim më i lartë ndaj Darko Tasiq

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 11:31
Fillon protesta e banorëve të Krushës, kërkohet dënim më i lartë ndaj Darko Tasiq

Me pankartat “Duam drejtësi, dënim për kriminelin”, “Krusha nuk fal gjak”, “Ku janë? 20 vjet në pritje Krusha e Vogël”, disa banorë të Krushës kanë protestuar para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, pas përgjysmismit të dënimit të kriminelit Darko Tasiq.

Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël po protestojnë në shenjë revolte me uljen e dënimit ndaj, Darko Tasiq.

Sipas pikës 1 të aktakuzës, Tasiq në Krushë të Vogël mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim të paligjshëm dhe të qëllimshëm të pasurisë (djegien e shtëpive) që nuk justifikohej me nevojat ushtarake.

Ndërsa sipas pikës 2 të aktakuzës, ai akuzohej edhe me veprime të tjera si pjesëmarrje në përdhosjen e trupave të pajetë të personave të paidentifikuar, duke i djegur ato dhe duke i hedhur në lumin Drin.

Edhe kur u dënua me 22 vjet, krushjanët para Gjykatës në Prizren protestuan ashpër duke thënë se po iu bëhet padrejtësi për herë të dytë familjarëve të tyre të vdekur.

(Kosova Sot Online)