Rusia ia kalon Britanisë, e fillon këtë javë vaksinimin e popullsisë

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 12:51
Rusia ia kalon Britanisë, e fillon këtë javë vaksinimin e popullsisë

Autoritetet ruse kanë thënë se në Moskë do të hapen qendra të reja për vaksinimin e njerëzve kundër koronavirusit nga data 5 dhjetor.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha të enjten se grupet e para që do të vaksinohen do të jenë mjekët, mësuesit dhe punëtorët socialë, shkruan the Guardian.

Të enjten, Rusia regjistroi shifër rekorde të personave të infektuar për një ditë – 28.145. Përpos infeksioneve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 554 të vdekur, që është ndër shifrat më të larta në Evropë.

Britania e Madhe të mërkurën i dha leje për përdorim urgjent vaksinës së kompanisë “Pfizer”, e cila do të jetë e gatshme për shpërndarje javën e ardhshme. Gjatë testimit, kjo vaksinë është treguar 95 për qind efikase.

Edhe Rusia ka deklaruar se vaksina e saj, e quajtur “Sputnik V”, ka efikasistet të përafërt, por ajo nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe ka dyshime se nuk është testuar sa duhet.

(Kosova Sot Online)