Iran: Shkon në 1 milion numri i rasteve me COVID-19

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 12:53
Iran: Shkon në 1 milion numri i rasteve me COVID-19

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronvirus në Iran ka shkuar në 1 milion.

Në bazë të të dhënave të autoriteteve të shëndetësisë në Iran,  brenda 24 orëve të fundit u konfirmuan 13,922 raste të reja me koronavirus.

Ministria e shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave në vendin më të prekur të Lindjes së Mesme arriti në 49,348.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se zëdhënësja e ministrisë Sima Sadat Lari u shpreh në TV shtetëror se 358 qytetarë kishin vdekur nga koronavirusi që të mërkurën.

Irani ka aplikuar kufizime më të ashpra për të ndaluar një valë të tretë të rasteve me koronavirus, përfshirë mbylljen e bizneseve jo-thelbësore dhe ka kufizuar udhëtimet.

(Kosova Sot Online)