Burri i zhdukur nga Mitrovica shihet në Shqipëri, zbardhen detaje se çfarë ndodhi me të

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 14:19
Burri i zhdukur nga Mitrovica shihet në Shqipëri, zbardhen detaje se çfarë ndodhi me të

59-vjeçari nga fshati Kutllovc i Mitrovicës, Faik Zeqiri, i zhdukur që nga data 1 tetor e këtij viti, së fundmi është parë në Shqipëri.

Mediat shqiptare kanë publikuar fotografitë e tij, me ç’rast një dëshmitar okular ka deklaruar se mitrovicasi dyshohet të jetë mashtruar nga një agjenci turistike.

Raportohet se ai është fotografuar në një fshat të Pogradecit, ku më pas është sugjeruar nga dëshmitari okular për të shkuar në qytetin e Përrenjasit.

(Kosova Sot Online)