Lexoni edhe:
Vëllai i deputetit të VV-së e fyen Driton Selmanaj: Nuk ka krijesë më të poshtër se ai
Nol Nushi, anëtar në ndërmarrjen publike ‘Termokos’, ka konfirmuar se do u falen pagesat e shërbimeve bizneseve që, sipas masave të qeverisë Kurti për luftimin e pandemisë, nuk janë lejuar të punojnë.
Nushi, përmes një njoftimi në ‘Facebook’, ka thënë se falë stabilitetit ekonomik që ka krijuar kompania, aksionarët kanë vendosur që t’ua lehtësojnë punën ndërmarrjeve.
Vëllai i deputetit të VV-së e fyen Driton Selmanaj: Nuk ka krijesë më të poshtër se aiLexoni edhe:
Të gjitha bizneset e implikuara, sipas tij, nuk e kanë shfrytëzuar shërbimin e ngrohjes, andaj lirohen nga pagesat.
Njoftimi i plotë:
Lajm i mirë
Si aksionarë të Termokos, kemi vendosur që t’u falen pagesat e shërbimit të ngrohjes të gjitha subjekteve biznesore që sipas masave të qeverisë Kurti për luftimin e pandemisë, nuk janë lejuar të punojnë. Te gjitha këto raste realisht nuk e kanë shfrytëzuar shërbimin e ngrohjes.
Situata e mirë financiare në të cilën gjendet ndërmarrja ka mundësuar që ta marrim këtë vendim pa ndikuar në operimin e ndërmarrjes. Kjo është një ndihmë e vogël për subjektet ekonomike që kanë pësuar shumë nga kjo situatë.
(Kosova Sot Online)