Godet Ganimete Musliu: 'Kosova është bërë si xhungëll'

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 18:00
Godet Ganimete Musliu: 'Kosova është bërë si xhungëll'

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me çështjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta.

Musliu tha para deputetëve që në mënyrë të tillë Vetëvendosje, po shfrytëzon tragjedinë e të tjerëve, për të fituar vota.

Ajo po ashtu tha se ata që qeverisën me Prishtinën, krijuan xhungël në njërën prej zonave më të ndjeshme të saj.

”Mjafton të shkoni me lagjen e Spitalit ju që keni qeverisur me Prishtinën dhe të shihni xhunglën që e keni krijuar atje”.

”Hajdeni mblidhemi bashkë ta kërkojmë përgjegjësinë këtu. Ne duhet të votojmë ligje, ne duhet të shiqojmë zbatueshmërinë e atyre ligjeve. Lëni hajgaret dhe mos e shfrytëzoni tragjedinë e dikujt vetëm për një grusht votash”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)