Ismaili: Vetëvendosjes nuk po ia nënshkruajnë mocionin as aleatët e saj Haxhi Shala e Vjosa Osmani

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 21:49
Ismaili: Vetëvendosjes nuk po ia nënshkruajnë mocionin as aleatët e saj Haxhi Shala e Vjosa Osmani

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili thotë se Vetëvendosjes për mocionin e mosbesimit nuk po i besojnë as aleatët e vet që i ka në LDK.

Ismaili tha se as Haxhi Avdyli e Vjosa Osmani, Vetëvendosjes nuk ja kanë nënshkruar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

“Ne nuk i kemi 61 vota në anën e opozitës. Vetëvendosje e ka nisur një mocion që aleatët e saj  Haxhia e Vjosa nuk po i besojnë. Edhe ata e dinë që ai mocion është farsë e Vetëvendosjes”, tha Ismaili.

Ismaili thotë se askush me fakte nuk po e bindë që ekzistojnë 55 vota të gatshme për rrëzimin e qeverisë.

“Është një mashtrim i Vetëvendosjes. Nuk ka tentime që nuk është i bazuar në një vullnet real. Unë numrin 55 nuk po e shoh. Nuk ka prova, duhen fakte që janë 55 deputetë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)