'Njerëzit e papastër infektohen, ata që bëjnë haram', çka thoshte fjalë për fjale për koronavirusin hoxha që u infektua vet

  • G.G /
  • 04 December 2020 - 11:16
'Njerëzit e papastër infektohen, ata që bëjnë haram', çka thoshte fjalë për fjale për koronavirusin hoxha që u infektua vet

Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi i njohur për deklaratat e tij kontraverse së fundmi ka folur edhe për koronavirusin.

Ai pasi ka filluar të tregojë se virusin COVID19 mund të njoh vetëm shkencëtari është lëshuar në deklaratën se koronavirusi vie nga harami.

Latifi është shprehur se koronavirusi është haram.com, ushtar i Allahut e selam i Zotit.

“Po vjen prej papastërtisë, ligësisë, fëlliqësisë, me një fjalë, haram.com, harami, ky haram e ka sjellë koronën, këtë virus që është ushtar i Allahut, ushtar i Allahut. Vjen iu kallxon njerëzve, është selam i Zotit, po po, është selam i të madhit Zot”, është shprehur Latifi.

(Kosova Sot Online)