Pamje: Brenda barkut të anijes që u mbyt me 4 mijë e 200 makina në të

  • E.K /
  • 04 December 2020 - 13:51
Pamje: Brenda barkut të anijes që u mbyt me 4 mijë e 200 makina në të

Një anije gjigante mallrash që mbante 4 200 makina u nda më dysh dhe u mbyt më shumë se një vit më parë në brigjet e Xhorxhias në SHBA.

Anija “Golden Ray” u mbyt në shtator 2019, pak orë pasi u largua nga porti.

Ajo do të ndahet në tetë pjesë para se të dërgohet në Luiziana, për skrap.

Procesi i ndërlikuar i largimit të saj, që duhet të zgjaste pak ditë, por po zgjat në fakt me javë, është kritikuar nga grupet ambientaliste të zonës, pasi janë të shqetësuar mbi pasojat që mund të shkaktojnë mbetjet që nuk do të mund të largohen. 

(Kosova Sot Online)