Valbon Krasniqi: Spitalet janë të stërngarkuara me pacientë, situata është rënduar shumë

  • E.K /
  • 04 December 2020 - 15:41
Valbon Krasniqi: Spitalet janë të stërngarkuara me pacientë, situata është rënduar shumë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHKUK-së, Valbon Krasniqi tha se spitalet janë të stërngarkuara me pacientë që po trajtohen me COVID-19.

Ai tha se deri tani numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 ka kaluar shifrën mbi 1 mijë.

‘Spitalet tona janë të stërngarkuar me pacientë, ka kaluar shifrën mbi 1 mijë. Rreth 700 persona janë me oksigjenoterapi”, tha Krasniqi në një konferencë për media.

Ai shtoi se situata me pandeminë është rënduar shumë dhe nevojitet kujdes shtesë.

(Kosova Sot Online)