Edi Rama publikon fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit: Liria ka emër

  • E.K /
  • 05 December 2020 - 12:03
Edi Rama publikon fotografinë e Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit: Liria ka emër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një fotografi në të cilën janë bashkë presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës.

Në mbishkrimin e kësaj fotografie të publikuar nga Rama në “Facebook” shkruhet  “Liria ka emër”.

Kujtojmë që Hashim Thaçi aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë e ku po akuzohet për krime lufte dhe për krime kundërnjerëzimit.

Kujtojmë që ish-presidenti historik Rugova para pak ditësh do ta festonte datëlindjen. 

(Kosova Sot Online)